13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Për 48 orë/ 5 persona të ndaluar në Prizren

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu, ka paraqitur një (1) kërkesë për një (1) person, për masën e ndalimit të afrimit ndaj personit të caktuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së shtunë ka ndaluar një (1) person i dyshuar se ka kryer vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndaluar 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vrasja” në tentativë nga neni 172 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.

Më Shumë

Bajram Gigolli lanson projektin e radhës, i dedikohet dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdës së Hasit

Me një theks të fortë historik, kjo këngë përshkruan ngjarjet e njëra prej betejave më të rëndësishme të luftës së fundit në vendin tonë. Me...

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari grek, Andonis Remos, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku...

Lajmet e Fundit