9.1 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Delegacioni i shqiptarëve që më 1927 shkoi në Beograd për të kërkuar të drejta

Delegacioni në foto përmban figurat shqiptare që u takuan me mbretin serb Aleksandër Karagjorgjeviqi për të kërkuar që të mbrohen të drejtat e shqiptarëve të Anamoravës.

Këta të 25-delegatët që shihen në foto kishin qëllim përmasimin e gjendjes materiale, sociale e shoqërore të njerëzve që përfaqësonin, pra popullatën e kësaj treve të Anamoravës pas çlirimit nga okupatorët turq. Vizita është realizuar më 19 shkurt 1927.

Rreshti I në këmbë (nga e majta): Mehmet Devaja, Feriz Llashtica, Hajdar Demosha nga Begunca, Zeqir Sejdiu – Zeqë Vërbani, Rexhë Kurdia nga Komogllava, Musë Tomaku nga Pograxha;

Rreshti II (në këmbë): Hamdi Kurteshi nga Pozherani, Rashit Llashtica, Adil Agë Dobërçani, Sinan Staneci, Kamber Dani nga Hogoshti, Jonuz Përlepnica, Shefki Zhegra, Veli Kopërnica;

Rreshti III (ulur): Jakup Karaçeva, Tomë Popoviqi, Haxhi Jusuf Shkodriqi nga Desivojca, Sejdë Budrika, Islam Pira nga Pozherani;

Rreshti IV (ulur këmbëkryq): Ramiz Kabashi, Osman Agë Muçivërca, Sali Fejza nga Hogoshti, Hafiz Osmani nga Dobërçani dhe Ramadan Shipashnica. / KultPlus.com

 

Më Shumë

KQZ shpall rezultatet përfundimtare: ky është rezultati i partive kryesore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Rezultati për subjektet kryesore që kanë marrë pjesë...

Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

Bashkimi i Prizrenit dominoi në derbin tradicional të ProCredit Superligës, duke mposhtur bindshëm Sigal Prishtinën me rezultat 84:63. Vendasit treguan lojë të qëndrueshme gjatë të...

Lajmet e Fundit