10.2 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Demaliaj i AAK-së akuzon Kurtin se u takua fshehurazi me Gjuriqin në Berlin, i përgjigjet deputeti i LVV-së, Abrashi

Debate të ashpra janë zhvilluar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini mes deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj dhe atij të LVV-së, Artan Abrashi për taksën ndaj Serbisë.

Deputeti i AAK-së thotë se Albin Kurti me 6 dhjetor është takuar me Gjuriqin në Berlin dhe i ka premtuar atij largimin e  taksës në këmbim të votave të Listës Serbe, përcjell Telegrafi.

“Kur iu deshën votat e Listës Serbe, ata u kthyen në Kuvend dhe votuan zonjën Osmani për kryetare të Parlamentit”, deklaroi ai.

Demaliaj thotë se takimin e Kurtit me Gjuriqin e ka ndërmjetësuar një organizatë joqeveritare.

“Ndërmjetësimin e ka bërë organizata joqeveritare CIG. Drejtues i saj më duket është Shpejtim Gashi”

Ai ka thënë se organet e sigurisë duhet të hetojnë këtë veprim të Kurtit.

Demaliaj ka thënë se nëse ky takim nuk ka ndodhur do të kërkonte falje për deklaratat e tij.

Deputeti i Vetëvendosje Artan Abrashi i është përgjigjur akuzave të Demaliajt se gjoja Kurti është takuar me Gjuriqin.

“Si mund të ketë një deputetë mekanizma të intelegjencës që shkojnë deri në Berlin. Këto aftësi i tejkalojnë edhe ato të AKI-së. Unë nuk i kam këto informata. Do ta pyes zotin Kurti”, tha Abrashi./Telegrafi/

Më Shumë

Rezultatet e UBO Consulting – Totaj fiton edhe një mandat në Prizren

Sipas të dhënave preliminare nga exit poll-i i UBO Consulting, në Prizren, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj ka fituar edhe një mandat tjetër. Totaj ka...

Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

I akuzuari për krime lufte, Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burgim. Ai akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor...

Lajmet e Fundit