11 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Dëmtohen varrezat e komunitetit RAE në Rahovec

Varrezat e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në komunën e Rahovec janë dëmtuar rëndë.

Një akt të tillë e ka dënuar ashpër kreu i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili ka kërkuar nga organet e rendit që zbardh këtë rast.

“E dënojmë fuqishëm dëmtimin e varrezave të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në komunën e Rahovecit. Ne qëndrojmë së bashku dhe solidarizohemi me komunitetet në Kosovë për të dënuar këtë akt të ulët të vandalizmit dhe përdhosjes”, ka shkruar Latifi në Facebook. “Distancohemi qartë nga veprime të tilla kriminale”.

Tutje ai ka shtuar se, “Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, e harmonisë dhe bashkëjetesës, andaj çdo akt i dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor, e dënojmë fuqishëm”.

Ai ka bërë thirrje që kryesit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë.

“Ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e këtij akti ç’njerëzor dhe autorët e këtij veprimi të turpshëm të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Latifi.

Më Shumë

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress. Ndeshja zhvillohet sot...

Besa fiton në Prizren

FC Besa Peja arriti një fitore të rëndësishme 3–0 ndaj FC Prizreni në javën e 22-të të Ligës së Parë të Kosovës. Me këtë triumf,...

Lajmet e Fundit