Dëmtoi kolektorin duke kryer punime ilegale, i ndërpritet puna të dyshuarit në Prizren

Një rast i dëmtimit të instalimeve publike ka ndodhur në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku është dëmtuar kolektori kryesor që shkon në drejtim të impiantit të fshatit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk kishte leje për të kryer punime, dhe i është ndërprerë puna.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Vlashnje, Prizren 19.11.2021 – 11:00. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar është duke kryer disa punime ilegale dhe gjatë punimeve ka dëmtuar kolektorin kryesor i cili shkon në drejtim të impiantit në fshatin Vlashnje. Nga inspektorët komunal i është ndërprerë puna pasi nuk kishe leje për punë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit