4.8 C
Prizren
E martë, 31 Janar, 2023

Dënim me vdekje për 10 të akuzuar në Egjipt

egjipt denimiNjë gjykatë egjiptiane ka dhënë dënim me vdekje për 10 të akuzuar dhe dënime me burgim të përjetshëm për 37 të tjerë, përfshirë tre udhëheqës të lartë të Vëllazërisë Myslimane, të nxjerrë jashtë ligjit, raporton VOA.

Gjykatësi lexoi vendimin me zë të lartë dhe të shtruar, mes kundërshtimeve të të akuzuarve. Ai dënoi 10 vetë me vdekje dhe dha urdhër që 37 të tjerë të dënohen me burgim të përjetshëm. Tre udhëheqës të lartë të Vëllazërisë Myslimane të dënuar me burgim të përjetshëm përfshijnë udhëheqësin shpirtëror, Mohamed Badie.

Të pranishmit në sallë, avokatët e të pandehurve dhe shumë prej të akuzuarve u përpoqën të pengojnë leximin e dënimit nga gjykatësi duke thirrur me zë të lartë. Vendimi i gjykatësit të distriktit Shoubra të Kajros do të apelohet tani në një gjykatë të shkallës më të lartë.
Cështja përfshin akuza për dhunë në një provincë në veri të Kajros gjatë protestave të korrikut kundër ish-presidentit islamik Mohamad Morsi. Disa njerëz gjetën vdekjen dhe shumë u plagosën, përveç vandalizmit gjatë përleshjeve.

Kryegjykatësi Hassan Farid fajësoi të pandehurit për dhunën dhe tha se ata vepruan të nxitur nga motive terroriste. Vetë Vëllazëria Myslimane u nxor jashtë ligjit në fillim të vitit pasi qeveria e shpalli grup terrorist.

Në faqen e saj në arabisht, të titulluar Ikhwan Online, Vëllazëria Myslimane dënoi ndëshkimet dhe tha se “10 të pafajshëm po dënohen me vdekje”.

Sociologu Said Sadek vëren se ndëshkimet u dhanë në një kohë që qeveria ka ngritur çmimet e naftës, një fakt që ka larguar vëmendjen e publikut nga ky proces gjyqsor.
Sadek tha se ky nuk është gjyqi i parë që zhvillohet në këtë formë. Ai thotë për Zërin e Amerikës se “pjesa më e madhe e egjiptianëve janë mësuar me procese të tilla”.

Analisti politik thotë se kritikat e Perëndimit ndaj proceseve të tilla janë të shtrembëruara, veçanërisht kur vetë shumë vende perëndimore kanë marrë masa të forta për të luftuar atë që e konsiderojnë si terrorizëm të brendshëm.

“Eshtë për t’u çuditur se si Perëndimi përdor standarde të ndryshme kur është fjala te terrorizmi. Kur goditen nga terrorizmi ata bëhen gati të veprojnë, qoftë edhe me masa përtej parametrave ligjorë. Kur Egjipti vepron për t’u vetëmbrojtur nga fati i vendeve fqinje si Iraku, Libia, Somalia, Siria, fillojnë kritika ndaj sistemit gjyqësor egjiptian”.
Një numër procesesh gjyqësore në Egjipt gjatë vitit të fundit, përfshirë procesin kur gjykatësi dha dënim me vdekje për qindra të akuzuar, janë përcjellë me reagim të fortë nga Perëndimi. Duket se ekzekutimet janë shtyrë për një kohë të pacaktuar dhe nuk është e qartë nëse dënimet do të zbatohen.
– See more at: http://politiko.net/denim-vdekje-per-10-te-akuzuar-ne-egjipt/#sthash.95j1GU7R.dpuf

Më Shumë

Raporti i FIFA-s: Transferimet në Shqipëri dhe Kosovë të ‘vakta’ dhe me shumë pikëpyetje

FIFA ka publikuar raportin më të fundit të saj të emëruar “Raporti i Transferimeve Globale”. Një publikim i përvitshëm i cili jep me detaje...

Pse janë të rëndësishme për luftën në Ukrainë, tanket amerikane Abrams?

Administrata amerikane po përgatitet të japë dritën jeshile për dërgimin e një “numri të konsiderueshëm” tankesh Abrams M1 në Kiev. Kjo është raportuar nga burime...

Lajmet e Fundit