6.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Dënohen me nga 200 euro katër biznese në rajonin e Prizrenit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 67 gjoba disa personave në qytetin e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit, gjatë vikendit që e lamë pas për shkak të mosrespektimit të masave kundër Covid-19.

Sipas Policisë së Kosovës, inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AUV, gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre përveç shqiptimit të gjobave kishin dhënë edhe 15 vërejtje.

“Më datat 18-20 shkurt, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër virusit Anti-Covid 19), Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19. Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-Covid, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 67 gjoba personave fizikë, janë dhënë 15 vërejtje”, ka bërë me dije Policia e Kosovës.

E në kuadër të inspektimeve sipas policisë janë kontrolluar edhe 89 biznese të ndryshme ku katër prej tyre u janë shqiptuar gjoba prej 200 eurosh për shkak se nuk e kishin respektuar orarin e punës.

Më Shumë

Kastrati debat me gjimnazistët, Malisheva e para për mendim kritik

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër...

Bashkimi pret Pejën, thirrje për mbështetje masive nga Prizreni

Bashkimi do të luajë këtë të diel në xhiron e 20-të të ProCredit Superliga kundër GO+ Pejës, në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, duke...

Lajmet e Fundit