Dënohet me tri vjet burgim pasi sulmoi seksualisht një të mitur në Prizren

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, njofton se të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual”.

Sipas njoftimit, gjyqtarja për të mitur Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit O.H, për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të njëjtin e ka shpallur fajtor duke i shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet.

“I pandehuri O.H akuzohet se qershor 2019 në një hotel në Prizren, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur S.M, në atë mënyrë që pasi i njëjti është takuar me të miturën dhe pasi kanë qenë në lidhje të mëhershme, të njëjtit janë dakorduar që të shkojnë në Prizren, dhe pasi kanë marr një dhomë në hotel, gjatë qëndrimit aty i pandehuri ka filluar ta prekte të dëmtuarën me qëllime seksuale”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës, kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit