10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dënohet me vdekje infermieri i cili vrau 4 pacientë duke i injektuar ajër në vena

Një infermier në Texas, SHBA është shpallur sot fajtor për vrasjen e katër pacientëve që humbën jetën pasi u injektoi ajër pas operacioneve në zemër.

37 vjeçari William Davis, u shpall sot fajtor për “vrasje kapitale” dhe përballet me dënim me vdekje.

 

Prokurorët thanë se ai ka shënjestruar të paktën shtatë njerëz nga qershori 2017, deri në janar 2018.

Sulmet ndodhën të gjitha në spitalin Christus Mother Frances, ndërsa gjykatësi tha se shpreson se verdikti “të sjellë lehtësim për të prekurit”.

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për dy mësimdhënës/ mësimdhënëse

Viktimat ishin katër burra me moshë 47 deri në 74 vjeç, dhe kishin pësuar “kriza epileptike” e më pas vdekje nga dëmtimet në tru, pasi ajri ishte injektuar në arteriet e tyre kryesore, raporton Top Channel.

Gjykata tha se katër burrat e vrarë nga Davis fillimisht ishin shtruar për operacion por më tej doktorët nuk kishin kuptuar përkeqësimin drastik të gjendjes.

Autoritetet thanë se pas skanimeve të autoprisë kishin pikasur ajër në trurin e pacientëve dhe kuptuan se kishte diçka që nuk shkonte.

Pulmonologu Dr William Yarbrough, nga Dallas tha se plagët e shkaktuara nuk ishin njohur më parë.

Por pamjet e kamerave të sigurisë kishin treguar Davis që hynte në dhomat e pacientëve dhe tre minuta pasi ai dilte, makineria e monitorimit të zemrës niste të jepte alarmin.

Avokati i Davis, Philip Hayes tha gjatë gjyqit se nuk ka prova se njerëzit kanë vdekur nga shkaqe të jashtme, por prokurori i Texas, Jacob Putman, tha se “spitali kishte rezultuar vendi më i mirë i fshehjes për një vrasës serial”.

Motivet e vrasesit mbeten ende mister. Dënimi pritet të jepet muajin që vjen.

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Lajmet e Fundit