19.2 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Deputetët e Prizrenit kërkojnë nga një zyrë

deputete e prizrenitDeputetët e Parlamentit të Kosovës nga Prizreni kërkojnë hapjen e zyrave në këtë qytet. Ata thonë se hapja e zyrave është i domosdoshëm për t’u takuar me qytetarët.

Kjo kërkesë ka dalë në një debat që Organizata IDEA për nder të muajit të Pavarësisë së Kosovës organizoi debat me deputetët e Prizrenit me temën: “Puna dhe Roli i Deputetëve të Prizrenit në nivel të Komunës”.

Të ftuar në këtë debat ishin deputetët: Hatim Baxhaku (LDK), Mytahir Haskuka(VV) Zafir Berisha(BD) . Deputetja e PDK-së ,Luljeta Veselaj, nuk ka marrë pjesë edhe pse ka qenë e ftuar në debat.

Deputeti i LDK-së Hatim Baxhaku tha se në këtë mandat Prizreni, krahas mandateve të tjera përfaqësohet me më shumë deputet.

Ndërkaq, Zafir Berisha, si deputet i Grupit Parlamentar të NISMA-së, tha se vetëm me ndryshimin e Ligjit Zgjedhor mund të përmisohet përfaqësimi i qyteteve në veçanti përfaqësimi i Komunës së Prizrenit.

Ai tha se në Kuvendin e Kosovës si Grup Parlamentar do të kërkohet rishqyrtimi i ligjit në fjalë dhe organizimin e zgjedhjeve në kuadër të 7 zonave zgjedhore.

Berisha foli rreth rëndësisë dhe rolit të hapjes së zyrave, ku të gjitha deputetët e Komunës së Prizrenit mund të takohen me qytetarët e Prizrenit.

Deputeti i VV-së, Mytaher Hasukusa, pohoi se rreth 90% e buxhetit të Kosovës harxhohet në kryeqytet.

“Është më se i nevojshëm dhe urgjent që në disa qendra të Kosovës të bëhet shpërndarja e institucioneve që të arrihet edhe përfaqësimi më i drejtë”.

Rekomandimet të propozuara nga debati në fjalë, ishin:
? Deputetët të vazhdojnë synimin e hapjes së zyrave të deputetëve jashtë objekteve të Komunës së Prizrenit për takime me qytetarë,
? Monitorimi i Legjislacionit dhe llogaridhënia për përgjegjësit e zyrtarëve
? Monitorimi i Ligjit për Qendrën Historike të Prizren nga Komisioni përkatës
? Vazhdimi i takimeve të tilla.

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

NGOM Fest nis nesër: Prizreni gati për netë të paharrueshme në kala

Pas një pritjeje të gjatë nga adhuruesit e muzikës alternative, NGOM Fest 2025 hap siparin nesër në Prizren, duke sjellë net plot ritëm, energji...

Diva e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, në Hardh Fest 2025

Hardh Fest premton emocione të mëdha këtë vit me një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Aurela Gaçe, diva e skenës shqiptare, do...

Lajmet e Fundit