11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Gjyqësori në veri do të ketë një panel të Apelit

isa mustava vuqiq nenshkrim marrveshjeNë takimin e parë me përfaqësuesit politikë të Beogradit, në prani të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar që të vendosë inicialet e tij në marrëveshjen për drejtësinë dhe gjyqësorin në veri të lumit Ibër, shkruan sot Koha Ditore.

Kësisoj autoritetet qeveritare të Kosovës dhe të Serbisë në orët e hershme të ditës së martë, në Bruksel, kanë arritur marrëveshjen për sistemin e drejtësisë që duhet instaluar në veri të vendit, por ende nuk e kanë publikuar përmbajtjen e plotë të ujdisë.
Burime të gazetës që kanë njohuri për procesin e dialogut Prishtinë – Beograd, që ndërmjetësohet nga BE-ja, kanë bërë të ditur se marrëveshja parasheh krijimin e një gjykate themelore, e cila do të mbulojë shtatë komuna, por që do të operojë në dy ndërtesa, një në veri dhe një tjetër në jug të Ibrit. Kjo Gjykatë do të ketë juridiksion mbi katër komunat veriore, si dhe Komunën e Mitrovicës së Jugut, atë të Skenderajt dhe Vushtrrisë.

“Marrëveshja shmanget në mënyrë të lehtë nga ligji i Kosovës për Gjykatat, me ndarjen fizike të Gjykatës në dy ndërtesa”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, Departamenti i krimeve të rënda dhe ai i përgjithshëm do të vendosen në ndërtesën në veri, e cila njëkohësisht do të jetë nikoqir i një paneli të Gjykatës së Apelit. Ndërkohë në ndërtesën e Jugut parashihet që të operojnë Divizioni i kundërvajtjeve dhe ai për të miturit.

“Kryetari i Gjykatës do të jetë serb, derisa kryeprokurori do të jetë shqiptar”, ka deklaruar ky burim.

Ai ka sqaruar se gjashtë gjyqtarë të panelit të Apelit do të jenë serbë dhe dy shqiptarë, ndërkohë që në Departamentin e krim

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Lajmet e Fundit