Deputeti Fetah Rudi i shtrirë në Infektivë pas infektimit me COVID-19

Deputeti nga radhët e LDK-së, Fetah Rudi po trajtohet në Klinikën Infektive pas keqësimit të gjendjes si shkak i COVID-19.Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Petrit Rudi përmes Facebook-ut.

Rudi ka shkruar se gjendja e tij është stabile dhe drejt përmirësimit.

“Të dashur miq, në pamundësi që tu përgjigjemi të gjitha thirrjeve dhe interesimit të juaj për gjendjen e babit, ju njoftoj se pas keqësimit të gjendjes, babi po e vazhdon trajtimin në Klinikën Infektive në Prishtinë. Momentalisht gjendjen e ka stabile, me shenja drejt përmirësimit. Lutemi për shërimin e plotë të babit, dhe të gjithë të prekurve me COVID-19. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë,” ka shkruar Petrit Rudi.Fetah Rudi ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 më 25 gusht, atë kohë Rudi deklaroi se trajtimin do e vazhdojë në shtëpi.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit