Deputetit i VV-së: Vjedhja e 2 milionëve nuk mund të bëhet nga një person, ky është krim i organizuar

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është krim i organizuar. Ai ka thënë se një person i vetëm nuk ka mundur të kryejë këtë proces.

“Nuk ka mundur të ndodhë vetëm. Vetëm për tu kryer një proces duhet së paku pesë nënshkrime. Varet a funksionin sikur agjenci apo cka. Duhet një sekretar, një person i autorizuar e tre të tjerë që të ndodhë një transaksion i tillë”, ka thënë ai në T7.

“Vjedhja e 2 milionëve nuk ka mund të bëhet nga një person, ky është krim i organizuar Ky është krimi më i madh që i ka ndodhur shteti, as vjedhja në dhomën e dëshmive nuk ka qenë kaq e madhe. Këtu kanë dështuar shumë persona. Ministri, auditori, sekretari i përgjithëshm dhe kryeministri”, shtoi ai.

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit