-0.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Deputeti Avdyli: Për disa në LDK, Thaçi është bërë burrë i mirë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se disa në Lidhjen Demokratike kanë ndryshuar qëndrim për presidentin Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Avdyli në Facebook ka thënë se për disa në partinë e Isa Mustafës, Thaçi është bërë burrë i mirë.

“2018 e thënë po që vlen edhe më shumë në ditët e sotshme. Apo ndoshta tani Hashim Thaqi për disa në LDK është bërë burrë i mirë”, ka thënë ai.

Këto komente, Avdyli i ka bërë derisa ka kujtuar një shkrim të vitit 2018, në të cilin ndër të tjerat kishte deklaruar se presidenti historik, Ibrahim Rugova, sa ishte gjallë nuk e kishte lënë në asnjë pozitë Thaçin pasi që e kishte njohur.

“A thua pse Presidenti Rugova mbante larg pushtetit Hashim Thaçit? A thua dinte ai diçka më shumë se të tjerët? Pse ai slejoi asnjë pozitë per të sa ishte gjalle? Sepse ai e njohu , por edhe mbrojti Kosov?n nga plangprishësit e tij. E sot le ta dinë të gjithë, se LDK sdo lejohet asnjëherë më nga anëtarësia e saj, që dikush në emër të rugovizmit, e në emër të interesit të Kosovës, që me manipulime e shtrembërime të opinionit ta dërgojë edhe njëherë LDK-në në prehër të PDK-së, ta bëjë patericë të saj që PDK ta ngrehë për hunde e ta poshtëroi sa herë të dojë LDK-në, edhe pse kishte kontratë me ne, sikur kur bëri me zanzibarin, sikur kur detyroi turpshëm ta largoi Presidentin Sejdiu, edhe së fundmi shkarkoi kryeministrin Mustafa në kulmin e suksesit të tij”, kishte shkruar ai. /GazetaExpress/

Më Shumë

Krasniqi kujton masakrën në Krushë të Madhe: Mungesa e drejtësisë është plagë e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe e kryer 24 vjet më parë nga forcat serbe. Krasniqi...

Drejtqëndrimi yt

Sahit Osmani Ishe një hap a dy para vetes, Arrite ta njohësh të dijes lartësi. Padashur u gjete në shkretëtirën e gënjeshtrës, Nuk u mashtrove Nga përmasat e saj...

Lajmet e Fundit