Der Spiegel: Rrezik ta kritikosh qeverinë në Maqedoni

Kush kritikon qeverinë në Maqedoni, jeton me rrezikun. Në 13 maj shpërtheu në flakë makina e një gazetari.

Nëntë ditë më vonë dy persona të panjohur goditën me shufra hekuri kolegët e tij. Në 20 qershor, disa persona të panjohur hynë në redaksinë e lajmeve të portalit opozitar “Plus info” dhe morën të gjithë kompjuterët dhe kamerat. Këto janë vetëm tri raste nga dhjetëra të ngjashëm në muajt e fundit, ka shkruar gazeta gjermane “Der Spiegel”, transmeton “Zhurnal”.

Maqedonia ishte për një kohë të gjatë vendi model politik në Ballkan, për mënyrën se si shpalli pavarësinë nga Jugosllavia pa derdhje gjaku. Vendi ishte nga të parët që mund të siguronte anëtarësim në BE, por çështja e emrit me Greqinë e bllokoi procesin. Me ardhjen në pushtet të Nikolla Gruevskit në vitin 2006, vendi pësoi një ndryshim gradual. Ai e shndërroi vendin në një shtet autoritar me struktura mafioze.

Publicisti Saso Ordanoski e sheh përgjegjëse edhe BE-në: “Qeveria ka mashtruar në vazhdimësi me interes të bashkimit, ndërsa në realitet pushteti dhe burimet në Maqedoni janë shpërndarë gjerësisht në favor të tyre”.

Më Shumë

Kapet me 142 km/h në zonë 40 km/h në Prizren, shoferi gjobitet me 500 euro dhe mbetet pa patentë për gjashtë muaj

Një shofer është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 142 km/h në një zonë ku...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit