16 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Derbi Peja-Bashkimi me mungesa të theksuara

Dueli derbi i mbetur nga xhiroja XIV e Superligës ndërmjet Pejës e Bashkimit, që është përcaktuar të luhet nesër në “Karagaç” do të ketë mungesa të theksuara te të dy skuadrat për shkak të rregullores së FBK-së, që nuk lejon të luajnë lojtarët e ardhur në ekip pas asaj xhiroje.

Kështu, nga të huajt e ekipit të Pejës të drejtë loje nesër kanë: Austin Tillotson (i larguar), Jamie Skeen (bojkot), Cameron Rundles (bojkot) dhe Noah Dahlman. Tillotson është larguar nga Peja, ndërsa Skeen dhe Rundles janë duke bojkotuar ekipin për shkak të vonesës së pagave.

Ndërsa te Bashkimi nga të huajt aktual që ka në ekip të drejtë loje kanë vetëm: Marko Popovic dhe Kayel Locke.

Nëse nuk ndërron situata deri nesër, te Peja nga të huajt pritet të paraqitet vetëm Dahlman, ndërsa te Bashkimi të dy që kanë të drejtë.

Përforcimet e ekipeve në vitin 2017 nuk kanë të drejtë loje, ngase ndeshja PejaBashkimi është dashur të luhej në xhiron e XIV që i përshkonte datat e 20-21-22
dhjetorit, para festave të fundvitit.

Më Shumë

Presioni i ujit shkakton dëme në shkollën “Nazim Kokollari” të Prizrenit

Një shpërthim i papritur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në laboratorin e biologjisë të shkollës “Nazim Kokollari” në lagjen 'Dardania' të Prizrenit. Ngjarja ka...

Mbi 2400 gjoba dhe 52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të...

Lajmet e Fundit