Histori prekëse, 15-vjeçari me zemrën djathtas

15-vjeçari Rigers Selmani vuan nga një anomali e rrallë. Zemra e tij ndodhet në krahun e djathtë dhe ka 5 defekte serioze që i rrezikojnë jetën.

Është kjo historia e trajtuar këtë të premte në emisionin Top Show. Operacioni është marrë përsipër nga një ndër spitalet më të mira në Francë për anomali të tilla tek fëmijët, por ai kushton 32 mijë euro.

Por kjo familje ka edhe një tjetër fëmijë, djalin 9-vjeçar, i cili po ashtu e ka zemrën që rreh në të djathtë.

Familja e fëmijëve, të cilëve zemra u rreh në kahun e kundërt, ka nisur një fushatë për Rigersin për mbledhje kontributesh në lidhje me operacionin.

Mund të kontribuoni edhe ju në: numri i llogarisë në Raiffeisen Bank: AL0001115783. /Top Channel/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit