4.2 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Derisa po vdiste nga virusi, pyeste: ‘Kush do t’ju paguajë për mua?’

Anestezisti Derrick Smith është mësuar më humbjet e tmerrshme të pacientëve, por pandemia e koronavirusit e ka bërë atë të përjetojë një realitet komplet tjetër.

Smith, i cili është duke trajtuar pacientët e infektuar me COVID 19 në një spital në New York City, zbuloi fjalët e fundit tragjike të një pacienti që po vdiste dhe po i vendosnin një ventilator.

“Kush do ta paguajë atë?”, ishte pyetja që ai i bëri doktorit duke marrë frymëmarrje me vështirësi.

“Ato ishin fjalët e fundit që nuk do t’i harroja kurrë”, tha Smith për CNN.

“Ky pacient kishte probleme me frymëmarrjen, kishte vështirësi në të folur dhe prapë shqetësimi i tij kryesor ishte kush mund të paguante, por statistikisht ai nuk kishte gjasa për të mbijetuar”, tregoi ai.

Duke ditur që pacienti mos kishte të ngjarë të shërohej pasi mund të ishte intubuar, Smith dhe kolegët e tij e thirrën bashkëshorten për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

“Shumica e pacientëve COVID-19 mund të vdesin pasi të vendosen në ventilatorë, me shkallën e vdekshmërisë që arrin deri në 80 % në pacientët me koronavirus të intubuar”, tha Smith.

Më Shumë

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Latifi pret në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec, me të cilët ka diskutuar...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit