Deschamps: Gjermania, më e mira në botë

Trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps është ndarë i kënaqur për fitoren kundër Islandës, ndërsa ka folur edhe për kundërshtarin e radhës, Gjermaninë, të cilën e ka përshkruar si ekipin më të mirë në botë.

“Nuk ishte e lehtë të menaxhohet gjithçka, por këtë herë e kryem punën me sukses në pjesën e parë. Më pas u ndalëm paksa, dhe vërtet doja t’i mbroja Giroudin dhe Koscielnyn. Ata po rrezikonin suspendimin dhe do të ishte vërtetë idiotike të humbnim lojtarë të tillë në një ndeshje aq të rëndësishme”, ka thënë Deschamps.

“Gjermania ka qenë ekipi më i mirë, pa dyshim, përkundër që patën vështirësi shumë të mëdha kundër Italisë, që dhanë gjithçka. Por, ne jemi në mesin e katër më të mirave, dhe do të japim gjithçka kundër ekipit më të mirë, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë”, është shprehur trajneri francez.

Përballja gjysmëfinale Francë-Gjermani do të zhvillohet më 7 korrik.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit