2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Deshi të tregojë metodat nga “trajnimi i fshehtë”, ushtari rus e godet veten me shishe të birrë në kokë – rrëzohet në tokë pavetëdije

Mungesa e trajnimeve, pajisjeve adekuate si dhe ajo e armëve moderne, ka bërë që rusët të jenë shpesh objekt talljeje.

E rasti më i fundit është i një burri që pretendon të jetë ushtar rus, i cili mëton të tregojë para kamerës një metodë që ai e quan stërvitje e fshehtë e pjesëtarëve elitarë, transmeton Telegrafi.

Në fakt ai mban një shishe të birrës në dorë, me të cilën dëshiron të tregoj se edhe kur e godet dikush në kokë, mund të rezistojë dhe të vazhdojë luftën sikur të mos i ketë ndodhur asgjë.

Por ndodhë krejt e kundërta. Në momentin që e godet veten me shishe në kokë, rusi humb vetëdijen dhe rrëzohet në tokë.

Kjo nuk është hera e parë që rusët bëjnë sjellje të tilla, e shumë prej komentuesve pretendojnë se ai ishte i dehur.

Ushtarë të dehur rusë janë filmuar në rajone të ndryshme të Ukrainës, ku pasi janë zënë nga ukrainasit mezi arrinin të qëndronin në këmbët e tyre nga konsumimi i madh i alkoolit. /Telegrafi/

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Lajmet e Fundit