17.8 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Deshta

Shkruan: Skender Berisha

Deshta
të them prej fundesh shpirti
çka koha prishi
çka në mua grisi
cilat hije përmbysi
ku mbete ti
pas dehjes së parë
kur vetëtonte pse donte
sikur sonte
deshta
prej së thelli
të them si plasi sherri i dhimbjes
si u shkye lumi kur mori vesh
e qau deri te deti
pastaj vetë mbeta
me heshtjen
që më mblodhi në gjeratoren e saj
nuk erdhën as retë
për pak shi
për pak zhurmë
nuk mund të hyja më në turmë
as këngë as zë s’dëgjoja
deshta të thoja
shumë doja e s’mundja
dridhej moti e nuk vetëtonte
mblidheshin retë e nuk shijonte
çmendeshin blinjtë
e nuk frynte
asgjë nuk frynte
deshta e sa fortë deshta
jo nuk rreshta
pse të deshta
të deshta

Më Shumë

Malisheva mposhtet në shtëpi, kualifikimin e kërkon në Islandë

Malisheva është mposhtur me rezultat minimal në “Fadil Vokrri” nga Vikinguri në kuadër të xhiros së parë parakualifikuese të Conference League. Malishevasit e nisën mirë...

Arbnore Perquku largohet nga Bashkimi dhe i bashkohet Pejës 03

Një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore në basketbollin e femrave në Kosovë është zyrtarizuar sot, Arbnore Perquku, lidere shumëvjeçare e Bashkimit,...

Lajmet e Fundit