10.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Dështon asfaltimi i rrugës për në Hoçë të Madhe

rruga me gropaZyrtarë komunalë të Rahovecit kanë shuar shpresat e banorëve të Hoçës së Madhe të Rahovecit të cilët kanë qenë në pritje të fillimit të asfaltimit të rrugës nga ajo rajonale Rahovec-Suharekë deri në brendi fshati, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo rrugë do të asfaltohet tek në vitin 2015. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Xhemajli Haxhimustafa.

Ai këtë e ka arsyetuar me mungesën e mjeteve buxhetore. Ndërkaq,banorë fshati prej vitesh kanë kërkuar nga autoritetet komunale që t,u asfaltohet rruga,ngase sipas tyre çdo parti që ka ardhur në pushtet u kishte premtuar ndërtimin e rrugës.

Mirosllav Llukiq, banor fshati ka akuzuar komunarët se kërkesat e tyre nuk po realizohen karshi vendbanimeve tjera të kësaj komune.

Ndërkohë, nënkryetari Haxhimustafa, ka thënë qartë se në mungesë mjetesh financiare asfaltimi i kësaj rruge shtyhet për mot.

Më Shumë

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

Lajmet e Fundit