Vizatmi i Qeverisë

HashimThaci-IsaMustafaDy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, të cilat kanë lidhur marrëveshje në parim për bashkëqeverisje, prej sot do ta intensifikojnë punën për arritjen e marrëveshjes finale që do të nënshkruhet nga dy liderët e tyre, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Grupet punuese kanë dizajnuar tekstin e marrëveshjes, ndërsa Thaçi dhe Mustafa pritet ta përfundojnë punën me të, gjatë këtyre dy ditëve.

Të dy ata, siç është paralajmëruar, mund ta kenë një takim të përbashkët sot.

“Ditët e para të javës që vjen do të sjellin institucionet e reja në Kosovë, të dala nga zgjedhjet demokratike dhe nga marrëveshja gjithëpërfshirëse e koalicionit në mes të PDK dhe LDK”, ka deklaruar Hashim Thaçi, të premten.

Ai ka thënë se finalizimi i marrëveshjes së partnerëve të koalicionit do të kryhet gjatë vikendit, ku do të shpaloset edhe arkitektura e re qeverisëse.

Politiko.net ka mësuar se gjatë ditës së sotme do të ndahen Ministritë.

Tema më e përfolur ndërkohë ka qenë posti i Kryeministrit, për të cilin zyrtarë të LDK’së kanë shprehur besimin se do t’ju takojë atyre, ndërsa ata të PDK’së kanë pohuar se nuk kanë hequr ende dorë nga kjo pozitë. A do t’u nxjerrë rrugës telashe kjo çështje? / Politiko.net

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Lajmet e Fundit