Haliti: Thaçi dhe Mustafa t’ia lidhin kryet kësaj pune

XhavitHaliti-pdkNënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se marrëveshja mund të finalizohet vetëm nga liderët e dy partive të koalicionit PDK-LDK, Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

“Nuk ka marrëveshje pa qenë prezent dy liderët. Ndërsa harmonizimi i programeve besoj se është i përfunduar. Të tjerat janë çështje e negociatave që po zhvillojnë grupet përkatëse dhe po presim që të finalizohet marrëveshja”, ka thënë Haliti për “Zëri”.

“Nëse kryeministri Thaçi kthehet në kohë do të takohet së pari me grupin punues dhe pastaj me Isa Mustafën dhe të shohim se si po ia lidhin kokën kësaj pune”, ka deklaruar Haliti. /Zëri/

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Lajmet e Fundit