14 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e vetë të akuzuarit Musliu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e tij, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Gent Gjini ka thënë se i njëjti nuk mund të prezantoi në seancë për shkaqe shëndetësore.

Pas kësaj gjykatësja Raima Elezi, ka thënë se nuk plotësohen kushtet ligjore për mbajtjen e kësaj seance ndërsa, seancën e radhës e  ka caktuar më 06 prill 2021, në ora 09:30.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 25 shtator 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej datës 21 nëntor 2016 e në vazhdim, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar-inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori Mehmet Palushi, i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime, i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mos pagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Ai është i përfshirë edhe në disa raste të tjera në procese gjyqësore që kanë të bëjë me veprën e njëjtë penale./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Prizren, furra “Drini i Bardhë 2” ofron bukë falas për Ramazan

Furra “Drini i Bardhe 2” në Prizren ofron bukë falas për familjet skamnore. Sipas njoftimit të furrës, kjo po bëhet me rastin e muajit të...

Për 24 orë policia gjobiti 829 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e...

Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur dhe 345 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Këto të dhëna kanë dalë nga 3.208...

Gara për kryetar të Prizrenit, Haskuka flet për kandidaturën e Drita Millakut

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë që nuk e sheh problematike që deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, e ka shpallur kandidaturën për...

Kosovë: Shtatë të vdekur nga COVID-19

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç),...

Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 8 dëshmorëve...

Policia për 24 orë gjobiti 821 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e...

Vaj dhe gaz në aeroport

Hajdar Mallaku (Tregim) Në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës po e përcillja djalin për në kurbet. Kish qëndruar njëzet ditë në pushim në Kosovë dhe po...

Rahoveci -Ylli në superderbin për kalim direkt në gjysmëfinale

Java e transmetimeve të Superligës së basketbollit kosovar në Artmotion dhe komplet sezoni i rregullt i ndeshjeve përmbyllet me duelet e sotme tejet interesante,...

Rrëzohet në vendin e tij të punës një punëtor i ndërtimtarisë në Suharekë

Një rast tjetër i lëndimit në punë është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kësaj radhe në Suharekë. Gazeta Sinjali mëson se një...

14 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 685 raste

14 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 685 raste. Këto rezultate kanë dalë nga 4.742 mostra...

Moti sot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3...

LDK i përgjigjet kryetarit të Prizrenit: Nuk do t’i lirojmë zyrat në Kuvendin Komunal

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Afërdita Morina, ka thënë se Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës në këtë qytet, ka lëshuar një...

Ilda Bejleri është gati të rikthehet në televizion!

Që nga momenti që u largua nga “Procesi Sportiv”, Ilda Bejleri nuk ka qenë me prezente në ekran. Ajo nuk u shkëput mirë nga emisioni...

Nisma në Malishevë zgjedh kryetar Hajdin Berishën

Sot, në mbledhjen e parë të kryesisë së degës së Nisma Socialdemokrate në Malishevë  e dalur nga Kuvendi zgjedhor i datës 04.04.2021 zgjodhi organet...

Arrestohet një person në Vërmicë, për dhënie ryshfeti

Një person është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë për dhënie ryshfeti. I njëjti në dokumentet të cilat ia ka prezantuar policëve në...

Lajmet e Fundit