Dështon restaurimi i shtëpisë së Katarina Josipit në Zym të Hasit

KatarinaJosipi-shtepia ne Zym te HasitPas një tenderi të dështuar në fund të vitit 2012, në qershorin e vitit 2013 Ministria e Kulturës kishte hapur një tjetër tender për restaurimin e shtëpisë së Katarina Josipit në Zym të Hasit, e tek në gusht një konsorcium kishte marrë përsipër punimet. Këtë muaj tenderi është anuluar, shkruan Koha Ditore.

Përkundër faktit se projekti për restaurimin e konservimin e shtëpisë së doajenës së teatrit  ka qëndruar në sirtarin e Ministrisë së Kulturës që nga viti 2012, institucioni më i lartë i kulturës në vend ka dështuar që ta finalizojë këtë projekt. Tenderi i parë kishte dështuar për shkak të numrit të pamjaftueshëm të ofertuesve, ndërsa i dyti është anuluar.

“Gjykata” e tenderëve është jofunksionale qysh prej 1 gushtit të vitit të kaluar.Mungesa e kuorumit në Organin Shqyrtues të Prokurimit ka bërë që ky autoritet të mos mund t’i shqyrtojë mbi 200 lëndë që nga ajo kohë. Përpos tenderit për restaurimin e shtëpisë së Katarinës, si pasojë e mosfunksionimit të OSHP-së është anuluar edhe tenderi për renovimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Kosovës./KD/

Më Shumë

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Lajmet e Fundit