Dështon seanca në mungesë kuorumi, Kuvendi shkon në pushim

Ka dështuar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës për mungesë kuorumi. Kësisoj, kjo seancë është shtyrë për sesionin vjeshtor.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka thënë se për shkak të mungesës së kuorumit nuk ka kushte për të vazhduar me seancën dhe si rrjedhojë gjithçka rreth pikave të parapara në këtë seancë të fundit për sesionin pranveror do të kalohet në sesionin vjeshtor, duke përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare të parapara për t’u votuar në këtë seancë. Kësisoj, Kuvendi i Kosovës nga sot shkon në pushim për t’u kthyer me punë në javën e dytë të shtatorit.

Deputetet e PDK-së largojnë shiritat e vendosur në sektorin ku qëndrojnë mediat në Kuvend

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu – Shoshi para se të fillojë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës i kanë larguar shiritat të cilat janë vendosur në hapësirën e gazetarëve.

Vendosja e shiritave sipas Kuvendit të Kosovës është bërë për shkaqe sigurie, por kjo ka shkaktuar pakënaqësi te gazetarët, të cilët e kanë bojkotuar dje seancën. Për këtë veprim ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët e cilësuan si tentim të vështirësimit të raportimit të plotë nga Kuvendi

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit