6.8 C
Prizren
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Dështon seanca për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Suharekë ku kanë vdekur dy të rinj

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë për shkak të mungesës së të mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Valdet Kadritka dështuar të mbahet seanca në rastin ku për shkak të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, kanë humbur jetën dy të rinj nga Komuna e Suharekës.

Të pranishëm në seancë kanë qenë Prokurori Milot Krasniqi, i pandehuri Mahmut Mulliqi, i akuzuari Burim Berisha dhe mbrojtësi i tij avokati Arben Shala, i akuzuari Shaip Syla dhe mbrojtësi i tij avokati Ahmet Gjinovci, përfaqësuesit nga ana e të dëmtuarve si dhe eksperti i komunikacionit Ejup Qehaja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë nuk janë paraqitur dëshmitarja Hana Krasniqi ku nga shkresat e lëndës shifet se adresa e së njëjtës është jo e plotë.

I akuzuari Mahmut Mulliqi kërkoi nga gjykata që në mungesë të avokatit të tij, seanca të shtyhet për një datë tjetër.

Mbrojtësi i të akuzuarit Shaip Syla, avokati Ahmet Gjinovci ka propozuar gjykatës që në seancën e radhës në cilësinë e dëshmitarit të ftohet Safet Saraqi, ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Burim Berisha, avokati Arben Shala, ka kërkuar që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet Burim Bytyqi dhe Blerim Hoti.

Gjyqtari i çështjes Qemail Suka ka aprovuar këto kërkesa, duke e  shtyrë atë më 19 nëntor 2020 në ora 10:00.

Ndryshe  sipas aktakuzës së datës 24. 07. 2019 e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren të tre  të akuzuarit, Mahmut Mulliqi, Burim Berisha dhe Shaip Syla akuzohen se kanë rrezikuar jetën e një apo shumë personave, në atë mënyrë që të akuzuarit si vozitës të kompanisë “Sharr Travel”  janë ndalur në Autostradën  “Ibrahim Rugova” me qëllim të shkëmbenin telefonat mobil dhe disa lista të udhëtarëve, veprim i cili  ka rezultuar në vdekjen e dy të rinjëve Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gollopeni . /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Modriqi zgjedh Maradonën para Messit

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq ka thënë se Diego Maradona është lojtari më i mirë në histori. Në këtë mënyrë anëtari i Real Madridit...

Sot është ditëlindja e 78-të e ish-presidentit Rugova (FOTO)

Sot është përvjetori i 78-të i lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u lind më 2 dhjetor të vitit 1944, në fshatin Cerrcë...

Lajmet e Fundit