8.1 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Dështon të mbahet seanca gjyqësore ndaj policit në Suharekë

Ka dështuar të mbahet seanca e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, në çështjen ku zyrtari policor Xhafer Kabashi po akuzohet se ka kryer veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Deri te mos mbajtja e kësaj seance ka ardhur pasiqë në seancë nuk ka prezantuar i pandehuri Xhafer Kabashi, mbrojtësit e tij avokatët Muhamet Shala dhe Drenushë Berisha, si dhe dëshmitarët Naim Voci dhe Faton Beqiraj, të cilët pavarësisht se kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt, mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana të krijuara, gjyqtari Lavdim Bajraktari ka konstatuar se nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance andaj të njëjtën e ka shtyrë për 1 qershor 2021 në ora 9:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren i akuzuari Xhafer Kabashi akuzohet se më 28 gusht 2016 rreth orës 11:00 në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës me dashje e fyen rëndë dinjitetin e tyre dhe keqtrajton fizikisht të dëmtuarit Naser Elshani, të miturin R. E. dhe Idriz Voci në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit Naser Elshani dhe R.E ishin duke ecur me biçikleta, fillimisht një polic ju thotë “lëviz më shpejt” i dëmtuari meqenëse kishte qenë invalid nuk kishte mund të ec më shpejt, pastaj i akuzuari Xhafer Kabashi i drejtohet me fjalët ‘a po të thot me ec” dhe e kap për krahu duke ia përdredhur krahun për ta arrestuar, kështu ofrohet i dëmtuari R. E. i cili i thotë policit që “mos e nguc babën se është i sëmurë” ku polici Kabashi fëmijën e godet me shuplakë.

Me këto veprime akuzohet se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare apo autorizimeve publike” nga neni 198 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, po atë ditë i akuzuari Xhafer Kabashi gjatë përleshjes i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Idriz Voci duke e goditur me armë zjarri në pjesën e lartë të kokës.

Me këto veprime akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Selman Sokoli, kandidati i Vetëvendosjes që duhet të votohet për deputet në zgjedhje e 28 dhjetorit

Selman Sokoli është kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 109. Ai vjen nga...

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Lajmet e Fundit