15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Dështon të mbahet seanca ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, i akuzuar për korrupsion

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, ndaj Nexhmedin Musliut, ish-inspektor i ndërtimit në Prizren, i akuzuar për korrupsion.

Shkak për mosmbajtjen e  kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Nexhemdin Musliu dhe mbrojtësve të tij Gent dhe Blend Gjini, për të cilët gjyqtarja Raima Elezi, deklaroi se ka provë që ata janë ftuar në mënyrë të rregullt dhe se nuk e di arsyen e mosardhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pasi që nuk pati kushte për mbajtjen e  kësaj seance, e njëjta u shty dhe u caktua që të mbahet me 07 dhjetor 2020 në ora 09:30, ndërsa për të akuzuarin u lëshua urdhëresë për sjellje në gjykatë.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 25 shtator 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej datës 21 nëntor 2016 e në vazhdim në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori Mehmet Palushi, i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mospagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit