14.1 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim detyre.

Shkak për mos mbajtjen e seancës së paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte mungesa e të akuzuarit Musliu dhe mbrojtësve të tij, Blend dhe Gent Gjini, raporton “Betimi për Drejtësi”

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi bëri të ditur se i akuzuari dhe avokatët e tij nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre, edhe pse tha se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Prezent në sallë të gjykimit ishte prokurorja Ervehe Gashi, e cila propozoi që të zbatohet ligji, për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.

Në këto rrethana, shqyrtimi i radhës u caktua të mbahet më 18 shtator 2020 në ora 09:00, ku për atë seancë, gjykatësja Elezi tha se për të akuzuarin do të lëshohet urdhëresë për sjellje në gjykatë.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 25 shtator 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej datës 21 nëntor 2016 e në vazhdim në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori Mehmet Palushi, i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mos pagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Vashat e Bashkimit drejt titullit, presin Pejën 03 në finalen e katërt në Prizren

Bashkimi rikthehet në parket për ndeshjen e katërt finale të Play-Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit