Një polic në Prizren i infektuar me koronavirus, dy në vetizolim

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se aktualisht në këtë rajon është i infektuar me Covid-19 një zyrtar policor dhe dy policë të tjerë me një zyrtar të stafit civil janë në vetizolim ndonëse rezultatet e tyre të testimit për Covid19 rezultuan negativ.

“Aktualisht e kemi një zyrtar policor pozitiv me COVID-19 i cili është duke u trajtuar në shtëpi, gjendja shëndetësore e tij është stabile nuk ka nevojë për panik apo shqetësim si dhe kemi edhe dy zyrtarë të tjerë në uniforma që janë në vetizolim dhe një zyrtar të stafit civil. Kanë rezultuar negativ por janë të obliguar të qëndrojnë në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së”, theksoi Osmanollaj pwr KosovaPress.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit