Dalin rezultatet e autopsisë, aktorja Naya Rivera u mbyt aksidentalisht

Aktorja Naya Rivera vdiq nga mbytja aksidentale, thanë zyrtarët në Kaliforni pas ekzaminimit pas vdekjes.

“Shkaku i vdekjes është mbytja në ujë dhe mënyra e vdekjes është aksidentale,” tha ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Ventura.

33 vjeçarja, e njohur më shumë për rolin e tifozes, Santana Lopez në serialin Glee, u zhduk gjatë udhëtimit të mërkurës së kaluar me barkë me djalin e saj në liqenin Piru.

Pas një kërkimi të gjatë, zhytësit e gjetën trupin e saj të hënën.

Rivera u raportua për herë të parë e humbur të mërkurën e kaluar, pasi ajo kishte marrë me qira një barkë me djalin e saj katërvjeçar në Liqenin Piru, në veri-perëndim të Los Angeles, raporton BBC.

Fëmija u gjet i vetëm dhe duke fjetur në mjetin lundrues dhe më vonë i tha policisë se nëna e tij nuk ishte kthyer kurrë pas notit në liqen.

Glee, seriali televiziv ku kishte luajtur Rivera u shfaq në rrjetin Fox nga 2009 deri në 2015.

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit