3.7 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Rahovecit

Anëtarët e Kuvendit të Komunë së Rahovecit të premten nuk e kanë zgjedhur kryesuesin e këtij organi. Raundi i parë për zgjedhjen e kryesuesit është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërkohë që raundi i dytë nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në sallë nuk kanë qenë të pranishëm këshilltarët e PDK-së dhe ata të LDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra e informimit e Komunës së Rahovecit ka njoftuar: “Kuvendi i Komunës së Rahovecit në mbledhjen e mbajtur të premten, nuk e ka zgjedhur kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për shkak të mungesës së kuorumit në raundin e dytë të votimit”.

Sipas këtij njoftimi në garë për pozitën e kryesuesit të Kuvendit në raundin e parë kanë qenë Sali Sallteku nga PDK-ja, Afrim Dina nga AAK-ja dhe Fehmi Cena nga LDK-ja. Në këtë komunikatë sqarohet se pas votimit të fshehtë në raundin e parë, nga 10 vota kanë marrë Sali Sallteku (PDK) dhe Afrim Dina (AAK), kurse Fehmi Cena i LDK-së i ka marrë 7 vota, derisa këshilltarët nga LVV-ja edhe pse kanë qenë të pranishëm në seancë, nuk kanë marrë pjesë në votim..

Më Shumë

Vdes një grua në aksidentin mes veturës e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Prizren, vazhdon pastrimi i kanalit kullues në Marash

Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në zonën e Marashit të Prizrenit. Gjatë këtij aksioni...

Lajmet e Fundit