5.8 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Detaje për vdekjen e 10-vjeçarit në një kamion në Malishevë, dyshohet se arma e zjarrit ishte e babait të tij

Një fëmijë i moshës 10 vjeç është gjetur pa shenja jete dje në kabinën e një kamioni në Malishevë. Fëmija është gjetur me plagë në anën e majtë të nofullës nga axha i tij, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri, një karikator dhe një gëzhojë. Arma e zjarrit dyshohet të jetë e babit të viktimës, tha për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku-Shehu.

Për rastin e vdekjes së fëmijës është autorizuar policia për veprime hetimore, ndërsa me urdhër të prokurores kujdestare trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion.

Për rastin ka dhënë detaje zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku-Shehu.

 

“Djali ka qenë në kamion, është gjetur nga axha i tij. Është sekuestruar një armë zjarri brenda në kamion, është gjetur edhe një gezhojë, arma dyshohet të ketë qenë e babait të tij. Fëmija ka pasur plagë në anën e majtë të nofullës”, tha Juniku-Shehu për Gazetën Express.

E pyetur se cilat janë dyshimet e para mbi vdekjen e fëmijës, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës tha: “ Për momentin pa u kry autposia nuk mundemi me fol asgjë, edhe pse fëmija ka qenë vetëm, po nuk i dijmë saktë rrethanat”.

“Rasti eshte hapur si “Hetim i vdekjes”, është autorizuar policia për veprime hetimore dhe me urdhëresë të prokurores kujdestare, trupi i pajetë ka shkuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, përfundoi zëdhënësja.

Policia me anë të raportit 24 orësh ka njoftuar se për rastin e vdekjes së fëmijës janë informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“QKMF Malishevë, 03.10.2021 – 12:54. Nga emergjenca e QKMF, është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia sot

Më Shumë

Ja nga sa deputetë kanë fituar e kanë humbur partitë politike në zgjedhjet e djeshme

Kosova gjatë së dielës ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Aktakuzë ndaj një doganieri në Vërmicë, e kaloi kamionin e ngarkuar pa e kontrolluar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Lajmet e Fundit