3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Detaje rrëqethëse për 22 vjeçarin shqiptar që u vra në Britani

Armend Xhika, 22 vjeç, mbeti i vrarë si pasojë e një sherri me thika në Sheffield të Britanisë së Madhe të enjten e kaluar. I riu shqiptar u përfshi në një konflikt që i mori jetën. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të rënda.

E gjithë ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Sheffield. Një shok i tij, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka zbuluar për mediat britanike se Armendi kishte shkuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte nisur jetën në Sheffield ku mendohet se jetonte edhe e motra. “Për një jetë më të mirë për veten dhe familjen në Shqipëri”, shkruan “The Star”, transmeton Tvklan.

22-vjeçari kishte shkuar në Britani rreth 3 vjet më parë. Shoku i tij u shpreh se të rinjtë shqiptarë në përgjithësi paguajnë deri në 26 mijë Paund për të hyrë ilegalisht në Britani dhe për t’i shpëtuar në këtë mënyrë varfërisë në atdheun e tyre. Siç ka rrëfyer ai, ata marrin kredi në bankë, borxh tek miqtë dhe të afërmit ose hua tek bandat kriminale. I riu ka treguar për mediat se Armendi bënte disa punë për të përballuar shpenzimet.

Më Shumë

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Përkujtohet Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha)

Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar sot Heroi i Kosovës, Muharrem Dina (Mixha), në një ceremoni homazhesh të organizuar nga Organizata e...

Pa pranga

Lajmet e Fundit