6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Detyruan të miturën në shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj M.P. dhe L.H. për veprat penale “Trafikim me njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie të Prokurorisë, i pandehuri M.P. e ka detyruar viktimën në lokalin e tij, klubin e natës “NN” në Prizren, që t’u ofroj shërbime seksuale klientëve të ndryshëm.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.P., gjatë periudhës kohore, Qershor – Korrik të vitit 2021 në Prizren, merr pjesë në trafikimin me njerëz dhe atë duke rekrutuar, strehuar dhe pranuar viktimën e trafikimit me anë të përdorimit të forcës dhe shtrëngimit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave nga e njëjta me qëllim të shfrytëzimit seksual të saj, në atë mënyrë që paraprakisht siguron viktimën e mitur, për të cilën e di se është e mitur dhe e rekruton të njëjtën në lokalin e tij – klubin e natës ‘’NN’’ në Prizren, në mënyrë që e njëjta të punojë si e ashtuquajtur ‘’valltare’’ apo ‘’shoqëruese e klientëve’’, të cilës gjithashtu edhe i ofron strehim në dhomat e gjumit të lokalit në fjalë por edhe banesë në Prizren, me ç’rast me përdorim të forcës dhe shtrëngimit e detyron që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale klientëve të ndryshëm, konkretisht edhe të pandehurit L.H, e cila në pamundësi që t’i rezistojë detyrimit me forcë, pa pëlqimin e saj është pajtuar që t’i ofrojë disa herë shërbime seksuale të pandehurit në fjalë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në këtë mënyrë, i pandehuri M.P., ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, ndërsa, i pandehuri L.H., veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” nga neni 228 sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Më Shumë

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit