15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Konjufca: Qeveria s’ka arsye të japë dorëheqje

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje.

Këtë deklaratë ai e bëri para mediave kur u pyet rreth mbajtjes së parakohshme të zgjedhjeve, ashtu siç po kërkon opozita tash e disa javë.

“Deri tash nuk ka ndodh asnjë takim i rëndësishëm për këtë çështje që të diskutohet se kur do të ishte koha e përshtatshme që vendi të shkojë në zgjedhje. Është rast i rrallë që të gjitha partitë pajtohen që vendi të shkojë në zgjedhje edhe pse nuk po arrijnë që kjo të bëhet. Siç duket mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje, sepse nuk ka arsye që qeveria të japë dorëheqje, japin dorëheqje kur diçka nuk funksionon. Në Vetëvendosje kurrë nuk është mbajtur një diskutim i fokusuar vetëm në këtë temë. Qeveria e ka vazhduar aktivitetin e vetë në mënyrë normale”, u shpreh Konjufca.


Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit