22.8 C
Prizren
E hënë, 8 Gusht, 2022

Devis Xherahu: “Të fitosh tre zambakë Prizreni”

Devis XherahuDevis Xherahu ka fituar tri çmime në festivalin e këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”. Kënga e orkestruar nga Gent Myftaraj me tekst dhe muzikë të Vask Nicos dhe kënduar nga Devis Xherahu ka rrëmbyer çmimin e interetimit më të mirë, vendin e parë dhe çmimin e publikut.

Festivali “Zambaku i Prizrenit” për herë të parë është moderuar nga një treshe nga Shqipëria: gazetari Bledian Koka, Miss Shqipëria Ertemiona Mejdani, dhe Emanuela Ndercaj.
Në këtë intervistë këngëtari Xherahu rrëfen lidhjet artistike me Prizrenin, qytetin e traditës muzikore, magjinë e serenatave korçare, karrierën e veçantë në Greqi dhe trashëgimin e pasionit për muzikën nga gjyshi i tij themeluesi i korit Lira…

Jeni fitues i Zambakut të Prizrenit, i cili shënoi edicionin e 26, çfarë do të thotë kjo për ju?

Kjo do të thotë nder dhe përgjegjësi. Jam me fat që në qytetin më të vjetër në kulturës shqiptare në Prizren të jem i pranishëm në traditën 26 vjeçare të evenimentit më të rëndësishëm të festivalit “Zambaku i Prizrenit”, duke falenderuar publikun aq të ngrohtë e të edukuar të këtij qyteti që më besoi këto tre çmime, çmime që më bëjnë të vazhdojë me një përgjegjësi të rreptë dhe rigoroze këtë publik, sepse ky publik është pasqyra dhe shtëpia ime e dytë. Dhe i them faleminderit që ekzistoni –

 

Çfarë ju ngacmoi që të vini të këndoni në festivalin “Zambaku i Prizrenit”?

Duke kthyer kokën mbrapa në vite, siç e thashë dhe live në natën finale, para 25 vjetësh më kanë çuar në mësim tek lënda ‘Historia e Shqipërisë’ me temë Lidhja e Prizrenit. Me aq dëshirë dhe pasion fola për Lidhjen e Prizrenit, aq sa u vlerësova me notën 10 nga pedagogu. Por Zoti e dëgjoi pasionin tim për këtë temë dhe duke e falenderuar më dha mundësi pas 25 vjetësh të jem pjesë e kulturës e fjalës Prizren, tek nata gala e “Zambakut të Prizrenit”. Arsyeja e dytë jo më pak e rëndësishme është tradita ime qytetare dhe familjare. Qytetare sepse rrjedh nga qyteti i bukur i serenatave, brezi i katër në Korçë, sepse gjyshi im Vask Xherahu është themelues i korit karakteristik “Lira”, të cilët kënduan me aq pasion dhe patriotizëm këngën qytetare. Pra siç themi “dardha bie nën dardhë”.

“Prizreni” e vlerëson serenatën Korçare me tri çmimet e mëdha, që në historinë 26 vjeçare të këtij festivali ishte e hera e parë, si e shpjegoni këtë?

Hahahaa çfarë koincidence sepse pikërisht në vitin ’91, para 22 vjetëssh “vodha” çmimin e parë të fesivalit të parë të “Serenatës Korçare”, që u zhvillua në Korçë dhe sot pas 22 vjetësh unë e rrita “vjedhjen” time nga 1 deri në tri çmime. Kjo tregon se jam rritur në karrierë dhe publiku ka vlerësuar karrierën time gjatë këtyre viteve duke rritur dhënien e çmimeve.

Një pjesë të karrierës e keni kaluar në Greqi, na tregoni a ka qenë e vështirë të bësh art në një vend të huaj?

Që nga pyetja e huaj, gjithmonë karriera fillon me minus 50, ku në Shqipëri do të ishte me plus 50. Por, falë eksperiencës sime në profesion, dashurisë time të madhe për këngën dhe me dëshirën e Zotit që përfitoj ta rifalenderoj, jam ndodhur në të shumtën e rasteve tek vendi duhur dhe me njeriun e duhur që ka njohur talentin tim si shqiptar. I falenderoj këta njerëz të huaj që kanë vlerësuar talentin tim. Një nga këta është dhe këngëtari i madh dhe producenti im në Greqi Lefteris Pantazis, i cili përveç mbështetjes së tij si producent, realizoi dhe dy duete me mua, një nga të cilat është një serenatë Korçare shumë e vjetër që quhet “Rrogulliste Kader”, ku Lefteri këndon në shqip shumë rrjedhshëm. Këtë mund ta quaj një nga ngritjet kulminante të karrierës sime, duke bërë një këngëtar të madh të huaj të këndojë gjuhën tonë të bukur shqipe.

Ju keni kënduar shumë nëpër Buzuqe greke, a ju ka hasur të përballeni me shenja racizmi?

I huaji kudo që të shkojë është i huaj. Në çdo vend të botës. Por e kam thënë dhe e them që në botë nuk ekzitojnë popuj racistë por politika të këqija që bëjnë këta popuj të urrehen ose të respektohen, dhe ne artistët si ambasadorë të muzikës dhe artit në botë japim mesazhin e paqes dhe unë e dhashë atë.

Na flisni për aktivitetet tuaja të fundit?

Pas dy hiteve të dy viteve të fundit në “Kënga Magjike” me këngët “Akoma se besoj” dhe “Fallxhorja” që mund t’i gjeni në youtube dhe shumë materiale të tjera jam duke përgatitur një duet me bilbilin e jugut Vask Curri, po ashtu jam duke bërë një videoklip të një kënge të albumit tim. Ky spot del pas disa ditësh dhe jam i sigurt që butonin replay në youtube do të prishni.

Kur do t’iu kemi sërish në Prizren?

Siç e thashë dhe natën finale kur mora çmimin nga kryetari i bashkisë, do të jem së shpejti i pranishëm në një mbrëmje të jetës së natës të këtij qyteti të mrekullueshëm / Shqiptarja.com/

Më Shumë

Vdes një femër në Prizren, pasi u godit nga një kamion

Një femër ka ndërruar jetë në fshatin Manasterica, të Prizrenit pas goditjes nga një kamion. Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh. “Ka ndodhur një...

Kosova vendi më i varfër në rajon, kjo është lista

Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, kur numërohet Bruto Prodhimi Vendor për kokë banori, shkruan Global Finance, transmeton Gazeta Express. Sipas listës...

Lajmet e Fundit