23.4 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

“Dhe krisën pushkët në ‘Breg të Drinit”

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi” )

Në ditën e sotme, 27 maj të vitit 1998, në rrugën e “Përudhës” që kalon prej Fortese për në Xërxë të Anadrinit, apo për të dalë në Breg të Drinit, në një pritë të kurthuar mirë nga policia serboçetnike e Rahovecit, e komanduar nga profesor Bogolub Shoriq, major në polici, përjetësohen luftëtarët e lirisë: Feim Avdi Gashi, i lindur më 03 shkurt të vitit 1971 në fshatin Drenoc të Zatriqit, Përparim Ali Thaçi, i lindur në Landavicë të Anadrinit dhe Sakip Xhemajli Bellaqa i lindur më 14 nëntor të vitit 1964 në Burim të Epërm (ish-Pataçan i Epërm), i Rahovecit.

Po në këtë ditë, në Prekaz përjetësohet Mehdi Hajredini, ndërsa në Nedakofc të Vushtrrisë, Kadri Rushit Dushi, e në afërsi të Brestosit të Anadrinit, Xhevati dhe Alajdin Elshani të Brestosit e në “Tehet e Mullabazëve” bri aksit të magjistrales Prizren-Gjakovë, jo larg fshatit Celinë edhe: Xhevdet Krasniqi dhe Milaim Morina, të Dejit të Anadrinit, e shumë afër atyre edhe Sadedin Bajram Hajda, i vëllai i Xhelal Hajdës-Tonit, Mexhit Mustafa dhe Selim Avdi Berisha. Po në këtë vijë të zjarrit, por në drejtim të Therandës përjetësohen edhe: Hysen Hoti e Sinan Hodaj të Samadraxhës, Ismet Kodra i Leshanit, Nehat Jupa e Omer Gega të Sudençanit, Jeton Kabashi i Apterushës së Anadrinit, Nazmi Hasani i Randubravës e Agron Bytyçi i Prizrenit, ndërsa plagoset rëndë Manush Berisha i Krushës së Vogël. Po në këtë ditë në Lirias të Shtimes përjetësohet Sokol Dauti e në Zabërgjë të Klinës, Bajram Rexhepaj dhe në Betejën e Gurazhubit të Hasit, në altarin e lirisë ranë:
Shpend Berisha dhe Salih Zenuni.
LAVDI DËSHMORËVE TË RËNË NË ALTARIN E LIRISË!

Më Shumë

Policia do të kujdeset për sigurinë gjatë Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Universiteti "Ukshin Hoti" ka bërë të ditur se Policia e Kosovës do të angazhohet për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të Shkollës...

Sot në Rahovec nis vendosja e shenjave horizontale në dy rrugë kryesore

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se sot, më 22 korrik, duke filluar nga ora 20:00, do të nisë vendosja e shenjave horizontale në dy...

Lajmet e Fundit