0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Dhjetë të akuzuarit mohojnë se kishin lejuar bagëtitë të kullosnin në pronën e të dëmtuarit

Dhjetë të akuzuarit për asgjësim apo dëmtim të pasurisë, Latif, Ymerjet dhe Lidiron Krasniqi, Hajdar, Miradif dhe Bedri Gashi, Hyrmet, Ilir dhe Gazmend Kryeziu si dhe Mehmed Shala, janë deklaruar të pafajshëm, në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Beqë Shala, të akuzuarin kanë mohuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë seancë, i dëmtuari Liridon Krasniqi, ka deklaruar se atyre ua kishte tërhequr vërejtjen disa herë, por pasi që të akuzuarit nuk kishin marr parasysh vërjetjet e tij, ai ka thënë se rastin është detyruar ta paraqes në organe shtetërore.

“Shumicën  i kam bashkëfshatar, disa edhe kushërinj. Me ta asnjëherë s’kam pasur probleme. Unë jetoj nga ky biznes. Nuk është hera e parë që lopët e tyre mi dëmtojnë të mbjellat”, ka thënë i dëmtuari Krasniqi.

Për shkak të kohës së pauzës, gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, ka ndërprerë shqyrtimin gjyqësor dhe seancën e radhës e ka caktuar më 17 shtator 2019, në ora 9:30.

Sipas aktakuzës së ngritur më 16 tetor 2017, nga Prokuroria Themelore në Prizren, të pandehurit Latif, Ymerjet dhe Lidiron Krasniqi, Hajdar, Miradif dhe Bedri Gashi, Hyrmet, Ilir dhe Gazmend Kryeziu si dhe Mehmed Shala, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Ata akuzohen se prej 16 deri më 24 gusht 2017, në fshatin Brezne, tek vendi i quajtur “Rrafshi i Liqenit”, në bashkëveprim asgjësojnë, dëmtojnë dhe bëjnë të papërdorshme pasurinë e të dëmtuarit Liridon Krasniqi.

Sipas aktakuzës, vepra kryhet në atë mënyrë që të pandehurit kishin lënë bagëtitë për të kullotur pa asnjë mbikëqyrje dhe si pasojë e kësaj kishin hyrë në parcelën e të dëmtuarit, i cili në to kishte mbjellë fasule dhe patate, e të cilat parcela më pas ishin dëmtuar nga kullotja e bagëtive.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në shumen prej 700 eurosh.

Me këtë, ata akuzën se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” e parapare në nenin 333 paragrafit 1 e Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Përveç Dragobilit edhe Astrazupi i Malishevës me mungesë të rrymës

Përveç fshatit Dragobil, edhe fshati Astrazup në komunën e Malishevës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në ditën e zgjedhjeve. Në fshatin Dragobil, në...

Lirohet në procedurë të rregullt 75-vjeçari nga Prizreni, dyshohet për grisje të fletëvotimit pasi s’u lejua ta asistojë bashkëshorten

Pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt 75-vjeçari që dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes, pasi nuk u lejua ta asistojë këtë të...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit