9.6 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Dhjetëra ankesa nga maturantët

Suhareke-testi maturesDhjetëra ankesa kanë arritur në zyrat e MASHT-it rreth rezultateve të Maturës Shtetërore 2014, vetëm në ditën e parë të ankesave.
Valon Hasani, i cili e ka bërë një ankesë në Divizionin e Standardeve dhe Vlerësimit, është ankuar se nuk i janë publikuar pikët e maturës të ditës së dytë.

“Rezultati i testit të dytë nuk më ka dal hiq dhe erdha me u ankuar sepse tash janë rezultatet në fakultet për mi dorëzuar pikët dhe po pres me marrë një përgjigje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, gati të gjitha ankesat janë të së njëjtës natyrë.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde, ka thënë se gati të gjitha ankesat janë pse nuk iu janë publikuar pikët ose për shkak se janë të pakënaqur me pikët e arritura.

“Janë rreth 20-25 deri tash, kryesisht janë ata të cilëve nuk iu ka dalë rezultati. Gjithashtu ka nga ata që janë të pakënaqur me pikët e testit për të cilët ne do t’i verifikojmë, por ajo është e rendit të dytë”, ka deklaruar Kadriu.

Ndërsa, sa i përket mundësisë së gabimit nga lexuesi i testeve, Kadriu ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

“Leximi bëhet në mënyrë elektronike, nuk vjen në shprehje subjektivizmi”, është shprehur ai.

Maturantët e pakënaqur kanë të drejtë ankese edhe ditën e mërkurë dhe të enjte, derisa rezultatet e tyre pritet të publikohen të premten.

Më Shumë

Andersoni i Bashkimit, MVP i derbit dhe javës

Java e katërt e ProCredit Superligës dhuroi sfida interesante. Bashkimi fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës, duke mbetur i pamposhtur në elitë dhe njëkohësisht ia...

LVV forcon aleancat për raundin e balotazhit në Prizren, bashkëpunim me partinë e Albert Kinollit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka njoftuar se ka arritur bashkëpunim me Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës që drejtohet...

Lajmet e Fundit