Dhunë në familje, policia arreston një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Prizren një person të komunitetit ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht gruan.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Ashkalike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit