32.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Korrik, 2021

Pupovci kërkon që mos t’i bëhet presion mësuesit në Prizren

Njohësi i çështjeve të arsimit në vend, Dukagjin Pupovci, ka propozuar tre hapa që duhet të ndërmarrë shteti i Kosovës, para se të merret ndonjë masë ndaj mësuesit të komunitetit turk që fotografoi veten dhe nxënësit e tij me përshëndetjen ushtarake turke, që po shihet si shenjë solidarizimi me aksionin kundër kurdëve.

Ai ka thënë se “para se të merren masa ndaj mësuesit të komunitetit turk i cili paska bërë selfie me fëmijët që shihen duke përshëndetur ushtarakisht, do të ishte e udhës që Kosova t’i bëjë tri veprime.

“E para, Qeveria e Kosovës të marrë qëndrim në lidhje me aksionin ushtarak të Ankarasë ndaj kurdëve në veriun e Sirisë, i cili po zhvillohet me përkrahjen e heshtur të Administratës së Trumpit – e mbështetë apo jo?”, ka shkruar Pupovci.

Së dyti, sipas tij, “drejtësia e Kosovës të shpjegojë se si është e mundur që, në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit, t’i dorëzohen Turqisë katër pjesëtarë të supozuar të Lëvizjes Gyleniste me leje të rregullta qëndrimi në Kosovë, dhe asnjë protagonisti të kësaj ngjarje të mos i mungojë asnjë fije floku”.

“Së treti, Federata e Futbollit e Kosovës të deklarohet se çfarë mendon për gjestin e Vedat Muriqit, i cili, bashkë me futbollistët tjerë të Fehnerbahçes, u solidarizua me aksionin ushtarak në Siri”, ka thënë Popovci.

Sipas tij, nëse Kosova nuk ka kapacitet, vullnet ose guxim që t’i bëjë këto tri veprime, atëherë të mos bjerë në qafë mësuesit.

Pupovci ka sqaruar për Koha.net se ky qëndrim i tij nuk paraqet përkrahje për veprimin ushtarak të ndërmarrë nga Erdogani, por është qëndrim kundër represionit ndaj mësuesit të komunitetit turk, përderisa shteti i Kosovës nuk ka kapacitet që të marrë qëndrim kundërshtues ndaj aksionit ushtarak.

Më Shumë

PSD-ja lëshon në ajër fenerë para Qeverisë: Premtimet e Kurtit për dialogun i mori era

PSD-ja gjatë ditës së mërkurë ka organizuar një aktivitet duke lëshuar fenerë të cilat kanë qenë të mbishkruara me premtimet e kryeministrit Albin Kurti...

Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë

Aktorja e njohur turke, Cemile Canyurt vitin e kaluar i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me Mertkan Kaya, me të cilin ishte...

Patricio zyrtarizohet te Roma

Rui Patricio është zyrtarisht lojtar i Romës. Portugezi mbërriti në kryeqytetin e Italisë dhe ka nënshkruar pasi ka kaluar vizitat mjekësore. Portieri 33-vjeçar ka firmosur...

“Messi kurrë nuk do të bëhet si Maradona”

Pavarësisht se Lionel Messi së fundi e fitoi Kupën e Amerikës, titulli i tij i parë i madh me këtë kombëtare, fituesi i Kupës...

‘Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë’

Me 14 tetor të vitit 1929, derisa po kthehej nga Prizreni në Zym, aty rreth muzgut, Shtjefën Gjeçovi u sulmua në një pritë nga...

Ky është dyshimi për vdekjen e zyrtarit policor në Prizren

Zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren, Bafti Mehmeti, është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të kësaj komune. I njëjti ishte punëtor...

Përleshje mes familjarëve në Prizren, 19-vjeçari dyshohet se theri me thikë kuzhine axhën dhe kushëririn e tij

Një përleshje mes disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Ramadan Zaskoci”, në Prizren. Si pasojë e kësaj përleshjeje, dy vëllezër kanë...

Françeska Jaçe zbulon kush ia paguan pushimet

Modelja Françeska Jaçe ishte e ftuar mbrëmë në “Top Arena” dhe si asnjëherë më parë ka treguar se kush ia sponsorizon pushimet. Jaçe ka thënë...

ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka paralajmëruar tatmipaguesit që të mos bëjnë transaksione me biznese fiktive dhe biznese jo-aktive. ATK përmes një komunikatë për media,...

11 të vdekur pasi u goditën nga rrufeja në Indi

Një goditje rrufeje vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi shumë të tjerë në qytetin verior të Jaipur në Indi. Viktimat po bënin selfie nën...

Për 24 orë, 7 aktakuza kundër 13 personave në Prizren

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave për...

Fotot e miliarderes së re që ngritën dyshimet, në pritje të ëmbël për herë të dytë?

Fansat e Kylie Jenner  kanë disa ditë që dyshojnë se ajo është bë pritje të ëmbël për herë të dytë. E gjithë kjo nuk...

26 vjet nga masakra e Srebrenicës

Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë...

Pas 25 vjetësh burri i tregon sekretin gruas: Ma prenë damarin mashkullor dhe nuk bëj fëmijë

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh, Besnikja dhe Xhevdeti të cilët prej dy vitesh janë ftohur...

Sot pritet të zgjatet orari i gastronomisë, dasmat deri në orën 01:00

Oda e Hotelerisë ka njoftuar të hënën se ka marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë për zgjatjen e orarit të punës në sektorin e...

Në Prizren vendoset pllaka përkujtimore për viktimat e masakrës së Srebrenicës

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, me bashkëpartiakët e saj, ka vendosur një pllakë përkujtimore për viktimat e masakrës së...

Lajmet e Fundit