Di Maria nuk do ta kishte problem të luante për Barçën

Anësori i Paris Saint-Germainit, Angel di Maria, ka insistuar se nuk do ta kishte problem të luante për Barcelonën, përkundër lidhjeve që ka me Real Madridin.

Argjentinasi për katër vjet luajti te Reali, duke fituar Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe katër trofe tjerë.

Barcelona dështoi në transferimin e Di Marias gjatë verës së kaluar, por mediat raportojnë se klubi spanjoll mund të ngjall interesimin për të gjatë kësaj vere.

“Lidhja ime me Real Madridin ka përfunduar. Cikli me ata është mbyllur vjet më parë. Sinqerisht, nuk do ta kisha problem të luaja për Barcelonën”, ka thënë Di Maria.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit