17.1 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Diskutohet mundësia e dërgimit të mjekëve të Spitalit të Prizrenit në Amerikë

Drejtori i spitalit të përgjithshëm, dr. sci, Afrim Avdaj, me anëtarë të Këshillit Drejtues, të premten ka pritur në takim një delegacion të mjekëve specialistë të fushave të ndryshme mjekësore dhe infermierë amerikanë. Gjatë qëndrimit disa orësh në spitalin e përgjithshëm” Prim.dr. Daut Mustafa” në Prizren, delegacioni amerikan i udhëhequr nga z. Mike Sorrells dhe në shoqërim të drejtorit të organizatës “Kosovo Hope”, Berat Gegaj, kanë vizituar disa reparte dhe kanë mbajtur ligjërata për mjekë dhe infermierë të spitalit.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit të Prizrenit, dr.sci. Afrim Avdaj, ka falënderuar ekipin amerikanë për vizitën në spitalin e Prizrenit dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të dy anshëm: “Është nder dhe privilegj vizita e delegacionit të mjekëve dhe infermierëve nga shteti më i veçant që ka bota dhe shteti më mik i Kosovës, pra SHBA. Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, sepse po vendosim bashkëpunimin e dy anshëm në shëndetësi. Nga kjo vizitë do të shohim mundësitë që mjekët e spitalit të Prizrenit, por edhe më gjërë të shkojnë për trainime dhe specializime në Amerikë, si dhe mundësitë e trajtimit të disa rasteve delikate që nuk mund të kryhen këtu te ne’, – tha drejtori Avdaj.

Në takimin e delegacionit amerikanë me Këshillin Drejtues të spitalit ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Shëndëtësisë, Mevludin Krasniqi. “Kjo vizitë ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të Kosovës me SHBA-të. Nga kjo vizitë delegacioni do të bën identifikimin e nevojave dhe prioriteteve për të ardhmen”, – pohoi zëvendësministri Krasniqi.

Në emër të delegacionit amerikan ka folur Mike Sorrells, drejtues i skuadrës së mjekëve amerikanë: “Në emër të skuadrës ju falënderoj për mikëpritjen shumë të ngrohtë që po na bëhet këtu në Kosovë. Për këtë kemi ndjesi dhe është privilegj që jemi këtu. Është hapi i parë i vendosjes së bashkëpunimit në këtë fushë. Do të jemi të angazhuar për të ndihmuar dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, sepse e duam këtë vend”, – theksoi Sorrells.

Kjo vizitë është mundësuar në kuadër të aktiviteteve të organizatës “Kosovo Hope”. “Me këtë vizitë ne po mundohemi që të ndihmojmë në shëndetësi, sidomos në fushën e edukimit. Synimi ynë është që mjekëve nga Kosova t’u mundësojmë që të shkojnë për trainime dhe marrje të përvoja në SHBA”, – theksoi drejtori i kësaj organizatë për Kosovë, Begaj Gegaj.

Gjatë qëndrimit në spitalin e Prizrenit, delegacioni amerikanë në shoqërim të drejtoreshës mjekësore, dr. Lumnije Hoxha, dhe drejtorit të infermierisë, Shyqri Hasani, ka vizituar disa reparte ku nga afër janë njoftuar me punën, ekzaminimet dhe mjekimin e pacientëve, ndërsa për personelin e spitalit kanë mbajtur ligjërata në disa lëmi shëndetësore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Berisha viziton KBI-në në Prizren me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Nismës Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, së bashku me një pjesë të kryesisë...

Zhduket një grua në Rahovec

Policia e Kosovës ka raportuar se një grua është zhdukur në Rahovec. Sipas policisë, e njëjta ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për...

Lajmet e Fundit