Dita që po vjen mos të çelë e mangët!

Nga Sahit F. Osmani
Pas ditës që shkoi ç’farë do t’i shtoje
Natën dritë jo të natyrshme ke ndezur
E paplotësuar sot ç’farë të ka mbetur
Mangut gjithçka lë një ditë e djeshme
Udhëtar që vështron e s’ka të ndalur
Kërkon t’ndezë zjarrin e shuar diellor
I pashmangshëm është terri i natës
Verbësira të vret s’të le për të gjykuar
Dashuria të merrë krahët e të zgjonë
Nga trazimi i mendimeve të jepë dritë
Shkëlqen brenda teje si hënë e plotë
Nxjerr udhëtimin e zhytur në errësirë
Dita që po vjen mos të çelë e mangët!

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit