17.5 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Ditë historike, Kuvendi voton sot formimin e Ushtrisë

Kuvendi i Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Njohës të sigurisë në vend ka thënë se kjo Forcë do të jetë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit, ndërsa tashmë kësaj Force do t’i nevojiten kapacitete të reja njerëzore, infrastrukturore si dhe pajisje tjera.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Ndryshe, ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane. /Telegrafi/

Më Shumë

Rexhepi: Do të jem pjesë e Qeverisë Kurti 3

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës po përballet me një bllokadë të vazhdueshme dhe mungesë të funksionalitetit, ende nuk dihet se partia më e...

Punime në rrugën “Agim Shala”, të enjten bllokohet përkohësisht Transiti i Ri në Prizren

Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët se të enjten, më 25 shtator 2025, nga ora 06:00 deri në 12:00, do të zhvillohen punime për...

Lajmet e Fundit