Ditën e për diell

Shkruan: Skender Berisha 

Ta zë dorën pak përmbi dorë
e shkrehet dëshirë e zgjuar
për ty sa shumë e vonuar
dhe vjen e rritet orë pas orë

deri vonë deri vonë pa pardon
zgjim i vonë që s’perëndon
të dal e të dal anë për anë

pse di t’më mbash më mbanë
krejt prej flake ta pata thënë
bash atë fjalë moj atë fjalë
sa pa drojë në sy të sheshit
tash vjen prej meje jo prej vetit

nis e ngritesh prej zemrës zjarrit
pastaj dridhesh prej së parit
ditën për diell nxitur prej malli
shtrohesh urtaz si në muaj maji
15 prill 2015,Prizren

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit