10.5 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Djali i Behxhet Xheladinit u intervistua rreth dyshimeve për blerje të votave mëngjesin e 12 tetorit

Agron Xheladini, djali i kryetarit të Dragashit, është marr në pytje nga policia mëngjesin e 12 tetorit për dyshimin se ka ndikuar në procesin zgjedhor duke tentuar të blejë vota për babain e tij, Behxhet Xheladinin. Policia ka deklaruar se nuk kishte prova, ndërsa familja Xheladini ka thënë se bëhet fjalë për shpifje dhe akuza të stisura nga kundër-kandidatët.

Agron Xheladini dhe disa shokë të tij, rreth orës 02:00 të mëngjesit të 12 tetorit, janë dërguar në stacionin policor për të dhënë deklaratë lidhur me disa dyshime për ndikim në procesin zgjedhor.

 

Express Kredi nga BiCredit

Por, pas intervistimit, policia ka konfirmuar për Insajderin se ai është liruar, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi për vepër penale.

“Me datën 12.10.2025, konkretisht në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:00 në Dragash, pas një ankese se gjoja disa persona po ndikojnë në procesin e zgjedhjeve në mënyrë të kundërligjshme, janë intervistuar dy persona. Megjithatë, askush nuk është arrestuar apo ndaluar, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi lidhur me ndonjë vepër penale,” ka konfirmuar zëdhënësi për media nga rajoni i Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

 

Këto akuza i ka mohuar kategorikisht edhe kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, duke i quajtur të pasakta.
Sipas tij, policia ka kryer një kontroll rutinë në një veturë, në të cilën ndodhej edhe djali i tij.

“Ajo ka ndodhur një ditë para votimit, jo në qendrën e votimit. Një ditë para votimit, pasi e kanë shikuar ndeshjen Shqipëri–Serbi, janë kthyer në shtëpi natën vonë. Duke ardhur në shtëpi, i ka ndalur policia, i ka kontrolluar dhe nuk u është gjetur asgjë. Kanë qenë 6–7 vetë me dy vetura. Pastaj i kanë ftuar në stacion policor, s’u është gjetur asgjë dhe janë kthyer në shtëpi. Nuk ka pasur arrestime, ka pasur kontroll. Partitë politike u kanë ndenjur gati dhe i kanë lajmëruar. Ka qenë kontroll i rregullt i policisë. Nuk u janë gjetur as para, as asgjë të jashtëligjshme,” ka deklaruar Xheladini për Insajderin.

Lidhur me këto dyshime ka reaguar edhe djali tjetër i kryetarit, Alban Xheladini, përmes një statusi në Facebook:

“Shpifjet e Izet Aliut nuk kanë efekt. Sa herë ai propagandon, babait tim i rritet rejtingu në opinion,” ka shkruar ai.

Djali i Behxhet Xheladinit u intervistua rreth dyshimeve për blerje të votave mëngjesin e 12 tetorit - Insajderi - image 145

Kujtojmë se në zgjedhjet e 12 tetorit- Behxhet Xhelaldini ka shkuar në balotazh me Shaban Shabanit të PDK-së. Ai nuk ka arritur t’i marr votat e mjaftueshme për të fituar me të parën garën për kryetar të Dragashit.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "H ABI PLATINUM RESIDENGE Hap dyert e luksit me Abi Platinum +383 49 +38349456999 456 456999 999 www.abiplatinum.com"

Më Shumë

Shaqir Totaj mesazh qytetarëve: Na besuat për punën, vazhdojmë me tranformimin e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një adresim para qytetarëve ka theksuar se vizioni i qeverisjes së tij ka qenë dhe mbetet zhvillimi i...

Drini i Bardhë pëson humbje të thellë në shtëpi ndaj Lepencit

Drini i Bardhë u mposht në shtëpi nga KF Lepenci me rezultat 2:6 në ndeshjen e radhës të Ligës së Dytë të Kosovës, raporton...

Lajmet e Fundit